Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se Kosova gjendet në një situatë të rëndë sociale

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të rëndë sociale. Duke u bazuar në shifrat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për situatën sociale në vend, Kurti ka thënë se në Kosovë jetohet keq, ndërsa i ka quajtur shqetësuese gjetjet e ASK-së. “Mjerimi si shifër e shtetit. Në Kosovë jetohet keq. Janë shqetësuese të gjeturat sociale sipas anketës të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Rezultatet janë për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në Kosovë në vitin 2018. E gjendja mund të jetë veçse e përkeqësuar që prej atëherë”, ka shkruar Kurti. Kryetari i Vetëvendosjes, ka publikuar disa nga gjetjet e ASK-së, ndërsa ka thënë se mjerimi social nuk është fatkeqësi natyrore dhe se Kosovës i nevojitet model i ri ekonomik i përqendruar te zënia me punë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …