Kurti

Albin Kurti thotë se nuk mund të bëhet shtetndërtimi dhe as demokracia me kushërinj e me dosta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë qeverisjen e vendit. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja dhe një qeveri “pas së cilës nuk duhet të ketë e nuk do të ketë asnjë individ a grup a parti më të fuqishme se shteti”.  “Nuk mund të bëhet shtetndërtimi demokratik me këtë qeveri të keqe, sepse nuk mund të bëhet shtetndërtimi dhe as demokracia me kushërinj e me dosta. Me Gent Begollin e Bedri Istrefin në Telekom e me Valon Tolajn në AKP nuk ec ekonomia. Ata që duan ta privatizojnë shtetin natyrisht që duan ta falimentojnë atë. Shteti i Kosovës sot ka aq institucione sa kanë kushërinj Thaçi e Haradinaj. Me listë të dasmave të tyre i kanë shti njerëzit në punë nëpër institucione. E, me një tarifë 100% ndaj Serbisë nuk mbulohet gjithë kjo keq-qeverisje, gjithë ky korrupsion e ky krim i organizuar”, tha Kurti në një takim të zhvilluar me qytetarët e Vushtrrisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e pranojnë gjendjen aktuale dhe për këtë të ngritin zërin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …