Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i thotë ambasadorit italian se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Albin Kurti: Në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje të reja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend. Sipas një njoftimi të Vetëvendosje, temë e diskutimit ishte qeveria e pakicës parlamentare që është ende në pushtet në Kosovë si dhe për punën dhe kërkesat e forcave opozitare në vend në lidhje me situatën e krijuar. Kurti ka shpjeguar se si Lëvizja Vetëvendosje i sheh zgjedhjet e parakohshme në vend si zgjidhje drejt një qeverie legjitime të shumicës për tema të rëndësishme ekonomike dhe sociale për vendin, pa mbetur peng, siç ka mbetur kjo qeveri, e temave të imponuara. Në këtë njoftim bëhet me dije se u diskutua edhe për procesin e integrimit në BE në pritje të raportit të progresit për Kosovën që publikohet këtë javë. Gjithashtu në këtë takim u trajtua edhe dialogu me Serbinë dhe tentativa për riaktualizimin e “Zajednicës”. Në këtë pikë, Kurti ka theksuar edhe një herë nevojën për të nisur një dialog nga poshtë e për zhvillim me serbët që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh edhe faktin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e ka shpallur marrëveshjen për “Zajednicën” në shpërputhje me plot 23 nene të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …