Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas shpërthimit të granatës në një nga zyrat e Postës së Kosovës në këtë komunë, duke e cilësuar këtë akt si një “provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste”. Peci ka theksuar se nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale, dhe ka kërkuar që autorët e sulmit të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë. Ai ka theksuar se ky sulm është një tentativë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur frikë te qytetarët e Zveçanit, duke kërkuar veprim të shpejtë nga autoritetet për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në komunë.
