leoni

Kryetari Idriz Vehapi, nderoi dëshmorët e rënë në fshatin Krushë e Madhe

Në 17-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi në fshatin Krushë e Madhe, z. Idriz Vehapi, kryetari i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek pllaka përkujtimore.

Në emër të këshillit organizativ fjalën e mori kryetari i fshatit Krushë e Madhe z. Selami Hoti i cili tha se jemi mbledhur këtu që të përkujtojmë 17-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi, të cilët ranë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesi serb.

Duke kujtuar kontributin dhe sakrificën e dy dëshmorëve të këtij fshati kryetari Vehapi ka thënë me këtë rast se  jemi sot këtu për të nderuar gjakun e derdhur, të Dalipit, të Bekimit, po ashtu ne sot kujtojmë veprën e  madhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nderojmë veprën e madhe edhe të profesor Ukishin Hotit, të cilin e kishim  ideator për shtetin e Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe, gjatë luftës ka dhënë 21 dëshmorë, ndërsa në masakrën që forcat serbe e bënë në këtë fshat me 26 mars të vitit 1999, u vranë 241 civil, në mesin e tyre edhe  gra, pleq dhe fëmijë.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe z.Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dhe Albin Kurti, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …