Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive komunale. U raportua për aktivitetet e javës që shkoi dhe planet që kanë për këtë javë. Në fokus janë përmbledhja e raporteve përfundimtare vjetore dhe Takimi i dytë publik me qytetarë.