Kryetari Ilazi me bashkëpunëtor vizitoi stafin punonjës kujdestar në shërbimet publike komunale

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, vizitoi stafin kujdestar në QKMF, Stacionin e Policisë, doganën selia në Kaçanik, Shërbimin Zjarrfikës si dhe KEDS-in. Me këtë rast Kryetari Ilazi u uroi atyre vitin e ri, duke i përgëzuar për punën e tyre të palodhshme, të cilët në natën e ndërrimit të moteve nuk janë me familjet e tyre. Kryetari Ilazi tha se mjeket, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it dhe doganës na bëjnë të mundur që këtë natë ta kalojmë në rehati dhe qetësi. Ndërkohë u bë e ditur se deri në këto çaste nuk ka pasur asnjë incident në komunën e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …