Në bazë të ligjit për qeverisje lokale dhe në bazë të statutit të Komunës së Kaçanikut, Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi, ka filluar emërimin e stafit të ri ekzekutiv.
Në përbërjen e re Kryetari Ilazi ka emëruar:
Ylber Bajra- Nënkryetar i Komunës së Kaçanikut, Izahir Doda- Drejtor për Arsim dhe Kulturë, Fatmir Loku- Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Festim Neziraj- Drejtor i Administratës së Përgjithshme.
Në takimet njoftuese, Kryetari Ilazi u dëshiroi atyre suksese dhe punë të mbarë, në angazhimet dhe punën që kanë marrë përsipër, në ecjen përpara të proceseve prosperuese komunale.