Mësimdhënësit dhe punëtorët arsimor të pensionuar gjatë vitit 2017, u nderuan me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Kryetari Ilazi i falënderoi punëtorët arsimor për kontributin e dhënë në fushën e arsimit me dekada të tëra. Ai theksoi se profesioni i mësimdhënësit është një mision i shenjtë, ndërsa i përgëzoi ata për punën e palodhshme me vite të tëra në edukimin e brezave të rinj. Shëndet e pensionim të rehatshëm u dëshiroi edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, ndërsa në emër të të pensionuarve takimin e përshëndeti mësimdhënësi i pensionuar Remzi Çaka. Mësimdhënësit dhe punëtorët arsimor të pensionuar gjatë vitit 2017 në Kaçanik janë: