Kryetari Ilazi priti Drejtorin e ri të QKMF-së dr. Sinan Zeneli

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij Drejtorin e sapozgjedhur të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik doktor Sinan Zeneli.

Kryetari Ilazi uroi drejtorin për postin e ri, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe sukseset nuk do të mungojnë në rritjen e efikasitetit si dhe krijimit të kushteve sa më të mira shëndetësore në Komunë e Kaçanikut.

Nga ana tjetër drejtori Sinan Zeneli, falënderoi Kryetarin Ilazi për pritjen, ndërsa prezantoi planprogramin e tij të punës, duke shtuar se me vullnet, bashkëpunim dhe përkushtim do ti realizohen të gjitha synimet për një shëndetësi me kushtet më të mira për qytetarët kaçanikas.

Drejtorin e ri, e përgëzoi edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila tha se bashkëpunimi dhe angazhimi për punë gjithmonë do të jenë prioritete i drejtorisë që ajo drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …