Kryetari Ilazi priti në takim Ema Vishin- fituese e vendit të parë Junior në festivalin Diamond Fest

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në zyrën e tij fituesen e edicionit të katër Diamond Fest, Ema Vishi, e cila mori vendin e parë në kategorinë Junior.

Ema po ashtu mori çmimin debitantja më e re,  në festivalin “Fluturat” në Kumanovë. Me këtë rast Kryetari Ilazi e përgëzoi vogëlushen Ema për sukseset e arritura, ndërsa e uroi për suksese të mëtejme në rrugën e këndimit. Kryetari  njoftoi se përmes krijimit të Qendrës Kulturore në Kaçanik, do të jepet mundësia që fëmijët dhe të rinjtë  në Kaçanik të shprehin talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit, këndimit, vallëzimit, aktrimit, aktivitetet letrare etj. Për sukseset e arritura fituesen Ema, e përgëzoi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …