Në një pjesë të fshatit Kovaqec sërish ka pasur qarje të tokës, ndërsa banorët kanë qenë në panik gjatë natës së kaluar. Atyre u ka qëndruar pranë edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili ndau shqetësimin e tij. Kryetari Ilazi u siguroi atyre strehim për të qëndruar deri në marrjen e masave të tjera për të siguruar jetën e banorëve të rrezikuar. Ai kërkoi nga organet kompetente të institucioneve qendrore që të marrin masat e duhura për sigurinë e banorëve.