Kryetari Ilazi uron mësuesit për festën e 7 marsit

Të dashur mësues, sot shënojmë përvjetorin e 131 të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, më 7 mars 1887, në Korçë. Në këtë ditë feste, edhe ne kujtojmë mësuesit tanë, që me punën dhe angazhimin e tyre atdheut tonë i dhanë shumë gjenerata të arsimuara. Puna dhe sakrifica juaj edhe në ditët më të vështira, është dëshmia më e madhe se profesioni i mësuesit është një profesion human, që kërkon punë e ndershmëri. Historia jonë kombëtare, më së miri tregon se mësuesit tanë përveç profesionist të arsimit, ishin edhe patriot e atdhedashës, të cilët me përkushtimin e tyre, përgatitën gjeneratat e së ardhmes, bijat dhe bijtë e edukuar, që edhe jetën e tyre nuk e kursyen që ne sot të edukohemi e shkollohemi nën frymën e lirisë. Shumë mësues u dënuan e u gjykuan, por asnjëherë nuk u gjunjëzuan në rrugën e diturisë dhe lirinë e atdheut, duke e sakrifikuar edhe jetën, …dhe, ne sot i kujtojmë me respekt! Përkushtimi, këmbëngulja dhe sakrifica, janë elementet që më së miri e përshkruajnë profesionin e mësuesit. Të nderuar dhe shumë të respektuar mësimdhënës, Komuna e Kaçanikut vazhdimisht është e përkushtuar dhe e vendosur që të investojë ne arsim, në infrastrukturë shkollore, për krijimin e kushteve sa më të mira, që çdo ditë e më tepër të ngritët cilësia e arsimit në komunën tonë. Gëzuar festën tuaj, të dashur Mësues !

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …