leoni

Kryetari Ilazi uron qytetarët me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në urimin e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës Thuhet: Kam kënaqësinë që me rastin 17 shkurtit – 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, t’ju uroj: Gëzuar Festa e Pavarësisë së Kosovës!Përvjetorët jubilar kanë në vete vlerat dhe kujtesën historike. E pa dyshim, ky  është një jubile i rëndësishëm dhe i merituar nga të gjithë ne. Kosova e pavarur e demokratike po feston dhjetë vjetorin e shtetësisë së saj. Sa herë që shënojmë këtë ditë të bekuar, me të drejtë kujtojmë historinë tonë, sa të lavdishme, aq edhe të dhimbshme. Secili nga ne duhet të ndihemi krenar me të arriturat tona të përbashkëta, ndërsa merita u takon dëshmorëve, veprimtarëve nëpër breza të lëvizjes kombëtare, por edhe tërë popullit që bëri rezistencë dhe luftoi robërinë. Gjaku i tyre u bë themel i së sotmes dhe i së ardhmes sonë. Pas këtij dhjetëvjetori të pavarësisë, tani duhet që së bashku të gjithë pa dallime, të punojnë për një jubile tjetër, tashmë integrues në familjen evropiane, në mesin e vendeve të zhvilluara të botës.

Gëzuar! Me respekt Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi,

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …