leoni

Kryetari Ilazi uron qytetarët me rastin e Festave të Nëntorit

Kryetari i komunës se Kaçanikut Besim Ilazi me rastin e festave te nëntorit i uron te gjithë shqiptaret kudo ku janë. Dita e shpalljes së pavarësisë, 28 Nëntori, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Nëntori historik përmban përplot ngjarje historike, krenare e të dhembshme. Jemi të bindur që do të kemi edhe shumë e shumë nëntor, që do ta pasurojnë kalendarin e festave dhe ngjarjeve me të cilat do të krenohet populli shqiptarë. Urojmë që sa më shpejtë të kemi një nëntor integrues evropian, një nëntor me perspektivë euroatlantike, që do të shënonte kulmin e arritjeve kombëtare shqiptare, Kosova e Shqipëria si dy shtete të forta në Bashkimin Evropian si dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gëzuar Festa e Flamurit Kombëtar

Gëzuar Festat e Nëntorit historik !

Lavdi dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për lirinë e vendit! Thuhet në urimin e Kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …