Shëtitores pranë lumit Nerodime tek bulevardi “Ismajl Raka” shumë shpejt do t’i shtohen edhe dy ura të bukura mbi lumen Nerodime. Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi vizitoi këtë vendpunishte, ndërsa u nda i kënaqur me ecurinë e punimeve të deritashme. Kryetari Ilazi tha se qytetarëve tatimpagues, kontributi i tyre po ju kthehet në ndërtimin e mirëqenies së tyre, pasi që sipas tij ky projekt në tërësi është duke u mbuluar nga të hyrat vetanake komunale, konkretisht nga pagesa e tatimit në pronë, kurse një pjesë e mjeteve financiare për këtë projekt janë ndarë nga Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS. Kryetari Ilazi po ashtu vizitoi punimet edhe në ndërtimin e trotuarit në Dushkajë si dhe në disa projekte të tjera kapitale.