leoni

Kryetari Ilazi viziton punimet në rrugën që do të lidh dy pikat kufitare me Maqedoninë

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën Glloboçicë-Gorancë. Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se ky projekt do të jetë mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj ane të cilët do të shkurtojnë rrugën me kilometra të tërë për të shkuar në fshatin Gorancë apo në Han të Elezit dhe anasjelltas. Sipas Kryetarit e veçanta e këtij projekti është se kjo rrugë do të lidhë me një rrugë të vetme dy pikat kufitare me Maqedoninë me Shkupin e Tetovën. Realizimi i këtij projekti në vlerë 688 mijë e 381 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës. Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …