Kryetari Ismajli mbajti takim me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari  i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, në mbledhjen e mbajtur, me drejtorët e drejtorive komunale dhe me përgjegjësit e zyrave, që janë në kuadër të Zyrës së Kryetarit, ka kërkuar që deri më datën 16.09.2016, të bëjnë planifikimin final të  buxhetit për të gjitha kategoritë buxhetore dhe të njëjtin ta dorëzojnë në Zyrën e Financave.

Ai, veç tjerash,  ka kërkuar që planifikimi të bëhet për secilin shpenzim, duke theksuar se pastaj nuk mund të barten mjetet nga njëri kod në tjetrin pa vendimin e Kuvendit. Gjithashtu ka kërkuar që të bëhen sa më pak planifikime të shpenzimeve për blerje të pajisjeve për zyra, në vitin 2017.

Kimete Ukaj, shef për buxhet, ka njoftuar se buxheti është i planifikuar sipas granteve edhe atë: Granti i përgjithshëm 2.184.912€, Granti për arsim 2.769.058€, Granti për shëndetësi 676.722€, Shërbime rezidente 160.000€ dhe të Hyra vetanake 573.460€. Gjithsej buxheti është 6.364.152€, ka potencuar ajo, duke kërkuar që Projektet kapitale të jenë saktë të emërtuara pasi që mund të sjellin probleme në kohën kur bëhet realizimi dhe pagesa për to, nëse ndryshon emri i projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë”

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetjen …