KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM FALENDERUES EKIPEN INXHINIERIKE TE KFOR-it TURK

Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, priti në një takim falënderues ekipin inxhinierik të KFOR-it turk, të cilët janë duke realizuar projektin për rregullimin e disa rrugëve në komunën e Shtimes. Kryetari Ismajli në radhë të parë falënderoi pjesëtarët e KFOR-it turk për punën dhe angazhimin që po bëjnë, ndërsa në vazhdim theksoi se rëndësia e rregullimit të këtyre rrugëve është se përfitues direkt të këtyre projekteve do të jenë fermerët e komunës së Shtimes dhe banorët e komunës së Shtimes. Në emër të ekipit inxhinierik të KFOR- it foli z. Hüseyin Kaya, i cili falënderoi kryetarin Ismajli për bashkëpunimin si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në mes të Komunës dhe atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …