Kryetari Ismajli shtron iftar për bashkësinë Islame në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, mbrëmë në restorantin “Achua Park” në Davidovc, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Shtimes, hoxhallarët dhe ndihmësit e tyre.

Me këtë rast, kryetari Ismajli të gjithë të pranishmëve u ka dëshiruar agjërim të lehtë në këto ditë që po mbretërojnë me temperatura të larta.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Shtimes, z. Isa Tërshani ka falënderuar kryetarin Ismajli për iftarin që ka shtruar duke uruar që gjithnjë në shoqërinë tonë të mbretërojë paqja, mirësia, miqësia, solidariteti dhe gjithçka e mirë për qytetarët shtimjanë e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …