Kryetari Jashari bashkëbisedon me qytetarë

Për tu informuar për së afërmi me problemet më të cilat preokupohen qytetarët, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, të hënën ka bashkëbiseduar me disa prej tyre të cilët i ka njoftuar për punët që komuna e Skenderajt është duke zhvilluar për një mirëqenie më të mirë për të gjithë dhe për inicimin e disa projekteve të cilat pa dyshim do të sjellin një zhvillim ekonomik të kësaj treve. Tutje gjatë këtij bashkëbisedimi, Jashari i njoftoj qytetarët për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe në këtë drejtim gjithmonë do të jet i gatshëm të bashkëpunoi me qytetarët. Kujtojmë se me ardhjen në krye të komunës, Kryetari Jashari ka iniciuar dy projekte madhore për këtë trevë siç janë: Penda e ujit në fshatin Kuqicë dhe qendra industriale e cila pritet të ndërtohet në një sipërfaqe mbi 30 hektar në Fshatin Marinë. Këto dy projekte do të jenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të kësaj treve në të ardhmen. Mirëpo karshi kësaj kryetari Jashari është duke punuar edhe për raste sociale, siç ishte së fundi projekti për sigurimin e 20 shtëpive për familjet që nuk kanë strehim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …