Kryetari Jashari dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity” kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit

Kryetari Jashari dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes në komunën e Skenderajt, duke e përmbush premtimin e dhënë para dy muajve, gjatë takimeve të tij me qytetarë të komunës së Skenderajt, në dëgjimet buxhetore, për një projekt të tillë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, organizata “Qatar Charity”, do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij projekti, jashtëzakonisht të rëndësishëm për disa qendra të mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për shkolla fillore, si dhe për disa familje që nuk kanë ujë të pijes. Kryetari Jashari ka thënë se në bazë të kërkesave që janë pranuar gjatë këtyre muajve nga qytetarët, Komuna e Skenderajt ka hartuar një listë me emrat e institucioneve publike, siç janë qendrat e mjekësisë familjare në disa bashkësi lokale, shkolla fillore, si dhe emrat e qytetarëve të cilët nuk kanë ujë të pijes. Ky projekt i cili është jetik për ato familje që nuk kanë ujë të pijes, parasheh punime nga hapja e bunarëve me thellësi të ndryshme, sipas nevojës, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse e deri te vendosja e çezmës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …