Kryetari Jashari dhe nënkryetari Lushtaku presin në takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë prit kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputeti Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në vigjilje të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari. Në takim është diskutuar për aktivitetet që zhvillohen në kuadër të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, si dhe tema të tjera të interesit të përgjithshëm të vendit tonë. “Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror. Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë. Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi”, ka shkruar kryetari Jashari, në llogarinë e tij në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …