leoni

Kryetari Jashari gjatë vizitës në Zvicër pranoi një donacion për qytetarët e Skenderajt

Gjatë vizitës në Zvicër, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pranoi një donacion nga zonja Silvia Bäder, për Komunën e Skenderajt. Bëhet fjalë për një kontingjent ndihmash me pajisje mjekësore, si shtretër spitalesh, karroca invalidësh, uniforma zjarrfikësish dhe pajisje të tjera. Në takimin me bashkatdhetarët në Zvicër, Kryetari Jashari, i ftoi që të investojnë në Skenderaj duke i njoftuar me lehtësirat e të bërit biznes që ofron Komuna e Skenderajt si dhe sigurinë që do ta kenë investitorët e mundshëm. Po ashtu i njoftoi që së shpejti pritet edhe hapja e Parkut industrial me infrastrukturë përcjellëse e cila ka rol të madh në kushtet e të bërit biznes. Në fund, Kryetari Jashari, i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin që i dhanë Kosovës edhe në periudhat më të vështira si dhe kontributin që vazhdojnë edhe këtyre ditëve t’i japin Kosovës. Kryetari Jashari, i shoqëruar nga konsullët, Visar Rrecaj dhe Islam Spahiu, Tahir Çitaku si dhe Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi, ka takuar edhe përfaqësues të lartë shtetëror si takimi me Ministrin e Qeverisë së Baselit, Baschi Dürr dhe takimi me sekretarin permanent të ministrisë së arsimit, Hugenschmidt, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …