Kryetari Jashari i pranishëm në ceremoninë e përvjetorit të grevës së minatorëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar për nder të 30-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, ndërsa në një postim në llogarinë e tij në facebook, ndër tjera ka shkruar: “Në një ditë si kjo, 30 vjet më parë, më shumë se 1300 minatorë të Trepçës, refuzuan të punonin, për të zbritur në zgafellat e minierës, në shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj regjimit që kishte vendosur të suprimonte autonominë e Kosovës. Minatorët e Trepçës pa dyshim se kanë edhe ata meritat e mëdha në sensibilizimin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët iu bashkuan atyre në revoltën masive, që kishte tërbuar regjimin në Beograd. Pas grevës së minatorëve, ishte ringjallur interesimi i botës për Kosovën, dhe e bëri të qartë se ishte një problem i pazgjidhur në këtë pjesë të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …