Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka inspektuar nga afër punimet në asfaltimin e rrugës Skenderaj-Vushtrri, segmenti Mikushnicë, gjatësia e së cilës është 1.5 km.
“Investime në çdo fshat, për të krijuar kushte infrastrukturore për qytetarët, e për të evituar kështu braktisjen e vendbanimeve tona historike”, tha ne këtë rast Kryetari Jashari.