Kryetari Jashari ka kujtuar Betejën e Koshares

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka kujtuar Betejën e Koshares, Betejën Historike të UÇK-së, thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari Jashari ka thënë se, thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri i mundësoi ushtarëve të Lirisë që të sjellin armatim nga nëna jonë Shqipëri, në mbrojtje të atdheut tonë. Ushtarë të brigadës 138, të ardhur nga shumë komuna dhe nga diaspora nën udhëheqjen e Komandantit Agim Ramadani me triumfin e tyre ndaj forcave serbe shënuan një faqe të rëndësishme të historisë sonë të re. Ata jetësuan ëndrrën tonë për të lëvizur lirshëm me Shqipërinë mëmë duke shembur murin dhjetëra vjeçar. Sot si çdo ditë tjetër kujtojmë e nderojmë luftën heroike të ushtarëve të Lirisë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Abaz Thaçi, Behxhet Shabani, Driton Veliu, Rifat Çelaj, Safet Xhinofci, Xhemshir Islami, e shumë të tjerë, që populli i Kosovës do t’i kujtojë përgjithmonë me respektin më të lartë.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Ka thënë kryetari Jashari me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …