Me respekt dhe mirënjohje, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka kujtuar dhe nderuar në 21– vjetorin e rënies dëshmorin Halim Brahimi, si një luftëtar sypatrembur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me fisnikëri kreu obligimin ndaj atdheut, duke rënë heroikisht në fushën e nderit, në mbrojtje të lirisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Halim Brahimi dhe të gjithë heronjve tonë!