Kryetari Jashari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”, për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”, për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm. Në kuadër të këtij memorandumi, organizata merr përsipër realizimin e të gjitha shpenzimeve të këtij projekti, duke nisur nga hapja e puseve me thellësi të ndryshme, sipas nevojave që paraqiten, montimin e pompave të ujit me pajisjet përcjellëse e deri tek vendosja e rubinetës. Ndërsa Komuna e Skenderajt do të bëjë identifikimin e familjeve, duke zgjedhur ato raste të cilat kanë më shumë nevojë, për pajisje me ujë të pijshëm.

Gjatë këtij takimi me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kryetari Jashari ka biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …