Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në një postim të tij në facebook, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Faik Imeraj nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik, kurse të lënduarve nga aksidenti i uroj shërim të shpejtë!
Njëkohësisht ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.