Kryetari Jashari ka prit në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë prit në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, me të cilin kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së kontratave kolektive sektoriale, e cila është nënshkruar në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Gjatë takimit janë diskutuar edhe sfidat që paraqiten sa i përket zbatimit së kësaj marrëveshjeje nga komunat e Kosovës. Kryetari Jashari ka thënë se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë që ka Komuna e Skenderajt ti realizoi kontratat kolektive sektoriale. Në këtë takim është diskutuar edhe për tema tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin në mes Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …