leoni

Kryetari Jashari ka prit në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka prit në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të shoqëruar edhe nga Isa Fejzullahu, anëtar i Kuvendit Komunal në Skenderaj. Gjatë takimit është diskutuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova, si dhe për tema të tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin institucional ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt. Kryetari Jashari ka thënë se çdo përkrahje për projektet zhvillimore në të mirë të qytetarëve të Skenderajt, është e mirëpritur nga ana e tij dhe Qeverisë lokale në Skenderaj. “Përfitova nga rasti t’i falënderoj për mbështetje që i kanë dhënë projekt-ligjit për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …