Kryetari Jashari ka pritur valltarët e rinj të Ansamblit “Gëzuar” nga Gjeneva e Zvicrës

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur valltarët e rinj të Ansamblit “Gëzuar” nga Gjeneva e Zvicrës, nën udhëheqjen e Fadil Avdiut, pas takimit me ta kryetari Jashari ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe kanë vizituar Kullën e Rezistencës së Familjes Jashari, për t’u njohur më për së afërmi me tërë atë që ka ndodhur në luftën e lavdishme të 5 , 6 dhe 7 marsit 1998.

Këta të rinj, edhe pse të lindur dhe rritur në Zvicër, mallin prapëseprapë e kanë për vendlindjen e të parëve të tyre, dhe me dashuri i ruajnë dhe e kultivojnë kulturën dhe traditat shqiptare, shumë larg Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …