Kryetari Jashari ka takuar Labinot Gucatin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar Labinot Gucatin, Sekretar i Parë, i njohur nga autoritetet gjermane si Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë, me të cilin ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të Konsullatës së Përgjithshme dhe Komunës së Skenderajt. Kryetari Jashari mes tjerash e ka njoftuar mysafirin për zhvillimet në komunën e Skenderajt, objektivat dhe politikat që synojnë zhvillimin e vendit. Nga ana e tij, Sekretari i Parë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih të Gjermanisë, ka shprehur gatishmëri për t’i ofruar mbështetje Komunës së Skenderajt, sa i përket krijimit të urave të bashkëpunimit në mes të autoriteteve lokale të Skenderajt dhe investitorëve gjermanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …