Kryetari Jashari ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, të cilin edhe e ka uruar për pozitën e përgjegjësinë e re, në udhëheqje të kësaj ministrie. “Biseduam për bashkëpunimin në fushat që mbulon kjo ministri dhe kërkova nga ai përkrahje për komunën tonë në realizimin e projekteve jetike për qytetarët”, tha Kryetari Jashari. Jashari gjatë këtij takimi nga Ministri Kuqi, kërkoj mbështetje në realizimin e projektit të ndërtimit të pendes së Kuqicës dhe projekteve tjera në ujësjellës, kanalizim e mjedis.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …