Kryetari Jashari ka vizituar Fermën e lopëve në Kostërci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kanë vizituar pasdite Fermën e lopëve, pronë e familjes Dervishi nga Kostërci, e cila është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës së bagëtive. Kryetari Jashari është shprehur se familja Dervishi nga Kosterci është shembull i mirë i punës dhe angazhimit familjar, që nëpërmjet blegtorisë, të zhvillohen ekonomikisht si familje, dhe shtim të të mirave materiale e ekonomike nga ky sektor. “Kjo familje që ka Fermë të lopëve qumështore, është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës për 30 krerë lopë gjithsej. Së bashku me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kemi vizituar këtë fermë dhe u ndava i lumtur me punën e bërë në ndërtimin e fermës, që pritet të përfundojnë brenda 3 javëve. Familja Dervishi ka pas fat të keq muaj më parë, pasi i janë djegur 6 krerë lopë brenda stallës. Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorët e bujqësisë, ashtu siç bëmë pak javë më parë, me subvencionim të fermerëve me makina mjelëse dhe për bletarë me koshere. Ndihma jonë për bujqit e komunës së Skenderajt, do të vazhdojë pa u ndal!”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …