leoni

Kryetari Jashari ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, për të parë nga afër gjendjen në këtë qendër. QKMF konformë vendimit të Shtabit Emergjent Komunal dhe vendimit të Qeverisë ka rritur nivelin e gatishmërisë për t’u ballafaquar me situata të ndryshme gripoze. Kjo qendër ka dërguar ekipin tek pika kufitare në Jarinje duke zbatuar kërkesën e nivelit qendror kurse një ekip tjetër mobil është në gatishmëri 24 orë për t’iu dalë në ndihmë rasteve emergjente në teren. Për rastet emergjente shëndetësore qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente Lokale përmes linjës telefonike pa pagesë 194, e cila është në dispozicion të qytetarëve 24 orë. Stafi profesional është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse dhe dezinfektuese, duke ofruar shërbime mjekësore me siguri të lartë, si për stafin ashtu edhe për pacientët. Gjatë vizitës se Kryetarit Jashari, në QKMF është vërejtur një shkallë e lartë e higjienës në çdo repart të kësaj Qendre. I pari i Komunës ka përgëzuar Ud. Drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu dhe gjithë stafin e kësaj qendre për punën dhe kujdesin e treguar në trajtimin shëndetësor dinjitoz të pacientëve. Prioritet i qeverisjes se Kryetarit Jashari ka qenë dhe mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …