leoni

Kryetari Jashari kujton sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari Jashari ka shkruar se “veprimet djallëzore e të liga do të pasojnë një bashkim më të madh të botës përballë të keqes globale, për të shtuar se vlerat demokratike kurrë nuk mund të zhbëhen. Kreu i Komunës së Skenderajt ka shkruar edhe për lidhjen mes popullit shqiptar të Kosovës dhe popullit amerikan të SHBA-së. “Kur flasim për lidhjen tonë me popullin amerikan, më së miri e tregon fjala e urtë: “Miku i mirë në ditë të vështira”. Jo pse ne kemi bërë diçka për miqtë tanë amerikanë, porse këta të fundit kanë bërë për ne, shumë madje. Dhe jemi me fat për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …