Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, mori pjesë në një takim të organizuar nga AZHR-ja, ku ishin të ftuar krerët e tri komunave: Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri. Në këtë takim u diskutua për çështjet me interes të përbashkët të tri komunave, po ashtu për grantet në infrastrukturë si dhe për shqyrtimin e mundësive për projektet ndërkomunale.
Gjithashtu në këtë takim është bërë edhe zgjedhja e kryetarit të bordit të AZHR-së, në të cilin u zgjodh, Bekim Jashari.