leoni

Kryetari Jashari mori pjesë në shfaqjen ”Shkrepëtima” e cila u mbajt në Runik

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari mori pjesë në shfaqjen ”Shkrepëtima” e cila u mbajt në ish-shtëpinë e kulturës në Runik të Skenderajt. Kjo shfaqje e organizuar nga artisti Petrit Halilaj përfshinte skulptura që lëvizin, drita dhe skenografi të krijuar nga rrënojat e Shtëpisë së Kulturës dhe të inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve. Kështu përmes kësaj shfaqje rrëfeu historinë e Runikut që nga origjina e neolitit e deri te e kaluara e afërt, ndryshe Runiku njihet si një nga vendbanimet më të lashta. Performancën “Shkrepëtima” e kanë ndjekur nga afër figura të njohura politike dhe artistike, jo vetëm nga Kosova por edhe nga vende të ndryshme të Evropës. Komuna e Skenderajt e ka mbështetur në forma të ndryshme për të mundësuar realizimin e kësaj shfaqje, në ish- objektin e Shtëpisë së Kulturës në Runik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …