Në Skenderaj, për nder të manifestimit ” Epopeja e UÇK-së” u mbajt Turneu Tradicional i Shahut ‘’Kupa Adem Jashari’’. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bëri hapjen e këtij turneu, duke uruar sukses dhe lojë fer, garuesve në këtë turne të shahut. Në këtë turne ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës të Shahut, Nysret Avdiu, në këtë garë morën pjesë numër i madh i shahistëve gjithsej 80 shahistë, nga trojet të ndryshme mbarëshqiptare. Turneu u zhvillua në 13 xhiro me nga 5 minuta për një xhiro. Ndërsa Fituesit e Turneut Tradicional të Shahut ‘’Kupa Adem Jashari’’ u shpallën:
-
Ardian Jashari
-
Abedin Idrizi
-
Eldit Sahiti
-
Xhevat Suhogërlla
-
Muhamet Asllani