leoni

Kryetari Jashari mori pjesë në zbulimin e lapidarit të Kamer dhe Murat Loshi

Në Skenderaj është ngritur lapidari i luftëtarëve Kamer dhe Murat Loshi në fshatin Pemishtë. Në këtë aktivitet, morën pjesë Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit, Fatbardha Haliti dhe Drejtorë Komunal, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i Parlamentit të Kosovës Bekim Haxhiu, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zijadin Sela, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, dhe qytetarë të shumtë. Zbulimi i lapidarit u bë nga Kryetari Jashari dhe Deputeti Sela. Lapidari për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974. Pas pothuajse një shekulli u ngrit në fshatin Pemishtë të Skenderajt. “Jemi këtu në ceremoninë e përurimit të Lapidarit të dëshmorëve Loshi, që ranë një shekull më parë. Ky lapidar është më se i nevojshëm që t’i përkujtojmë sakrificat për lirimin e vendit tonë” tha kryetari Jashari. Ceremonia e zbulimit të lapidarit u përmbyll me një program kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Retkoceri: Komuna e Prishtinës kundëligjshëm po i kërcënon qytetarët me përmbarim për faturat e mbeturinave

Përplasjet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” për pagesat e mbeturinave po zgjasin prej …