Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim KV “Skenderaj” ku ditë më parë ky klub fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë. Ndër të tjera kryetari Jashari ka shkruar: “Sot, prita në takim Klubin e Volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e femrave, të cilat ditë më parë fituan kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë (FVK-së). Në shenjë urimi për sukseset e tyre ndava një shpërblim në vlerë prej 1,000 euro. Pa dyshim që përkrahja e komunës së Skenderajt nuk do të mungojë për të gjitha klubet sportive dhe gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësim të suksesshëm të Komunës tonë, ka thënë kryetari Jashari.