Kryetari Jashari, përcjellë nga afër realizimin e punimeve në fshatin Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet në realizimin e projekteve në rrugët e fshatit Kotorr dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë. Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar: ”Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët e fshatit Kotorr dhe projektin e rrugës nga qendra e Runikut deri në Syriganë. Një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, ku gjithashtu përfshihet edhe asfaltimi i shumë kilometrave tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …