leoni

Kryetari Jashari pret investitorët e huaj, qëllimi: ndërtimi i fabrikës së duhanit, në vlerë prej 7 milionë euro

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me një pjesë të drejtorëve komunal, kanë pritur investitorët e huaj, Bjerne Christensen dhe Klaus Jakobsen nga Danimarka, si dhe biznesmenin shqiptar, Naim Kadishani. Temë qendrore e diskutimit ka qenë ndërtimi i një fabrike të duhanit, projekt ky që ka vlerë rreth 7 milionë euro, ndërkaq numri i punëtorëve është llogaritur të jetë nga 2500 deri 3000. Kryetari Jashari i ka shoqëruar në vendin (në fshatin Kryshec, afër pishinës) ku Komuna planifikon t’i ndajë tokë, meqë është në pronësi të saj, prej 3.5 hektarë, për ndërtimin e fabrikës, e cila gjithashtu do të ketë në shfrytëzim tokën për mbjellje të duhanit. Gjatë diskutimit me investitorët, kryetari Jashari ka premtuar siguri të plotë dhe mbështetje të parezervë në investim për realizimin e këtij projekti milionësh, duke theksuar se është në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderaj, ndërtimi i fabrikës, me çka edhe do të punësohej një numër i konsiderueshëm i punëtorëve. Është zotim i kryetarit Jashari zhvillimi ekonomik i komunës të cilën ai e drejton. Investitorët nga ana e tyre kanë shprehur falënderim për pritjen që është bërë nga kryetari Jashari dhe kanë treguar interesim të madh të investojnë në Skenderaj, dhe janë befasuar me kushtet që Komuna ofron për investime, si dhe tokën e cila planifikohet t’i jepet në shfrytëzim sipas legjislacionit në fuqi. Gjatë vizitës së tyre në Skenderaj, mysafirët kanë vizituar edhe Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varret e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …