Kryetari Jashari pret në takim Ansamblin “Drenica”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët e Arsimit, si dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bekim Latifi e Ramiz Shala, kanë pritur anëtarët e Ansamblit “Drenica”, pas suksesit të arritur në festivalin ndërkombëtar në Giresun të Turqisë, ku juria profesionale e kishte vlerësuar maksimalisht paraqitjen e tij në aktivitetet ku ka marrë pjesë. Kryetari Jashari, duke i uruar për suksesin e arritur, ka thënë se Komuna e Skenderajt, do të vazhdojë mbështetjen për Ansamblin ‘Drenica”, por edhe grupe të tjera artistike, të cilat përfaqësojnë jo vetëm Skenderajn, por edhe Kosovën, në garat vendore dhe ndërkombëtare. Me këtë rast, kryetari i Komunës ka thënë se ndihet i lumtur me pjesëmarrjen e anëtarëve të Ansamblit “Drenica” në një garë ndërkombëtare, siç ishte ajo në Turqi, duke paraqitur kulturën dhe traditat tona si trevë e Drenicës, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Nga ana e tij, drejtori i Ansamblit “Drenica”, z.Arben Veliu, ka falënderuar në emër të ansamblit kryetarin Jashari, për mbështetje të aktiviteteve të trupës artistike, ndërkohë ia ka dhuruar Stemën e Ansamblit “Drenica”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …