leoni

Kryetari Jashari pret në takim znj.Krasniqi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në një takim Afërdita Krasniqin, kryetare e Komunitetit Shqiptar në Gjenevë të Zvicrës.

Kryetari Jashari i ka uruar mirë se ardhje zonjës Krasniqi, dhe e ka njoftuar për zhvillimet në Komunën e Skenderajt.

Gjatë takimit janë diskutuar tema rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Komunitetit të Shqiptarëve në Gjenevë të Zvicrës.

Nga ana e saj, zonja Krasniqi i ka bërë ftesë kryetarit Jashari, për të marrë pjesë në aktivitetet për nder të 28 Nëntor – Ditës së Flamurit, me shqiptarët në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …