Kryetari Jashari pritet nga udhëheqësit e OVL-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, zëvendësministri Abdyl Ymeri dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë pritur në një takim në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet në vend.

Kryetari Jashari, pas takimit, është shprehur:

“Organizata e Veteranëve të Luftës është një nga pasuritë tona të përbashkëta si element i çmuar që është trashëguar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Mbi këto vlera kjo organizatë duhet të qëndrojë e palëkundur në përkrahje të vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe popullit në përgjithësi, dhe assesi të bie pre e politikës, sidomos asaj ditore, por të vazhdohet mbi misionin fisnik të ruajtjes së trashëgimisë që na e la UÇK-ja, ashtu siç ishte para 20 viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …