Kryetari Jashari priti delegacionin nga Komuna e Bursës së Turqisë

Një delegacion i Komunës së Bursës së Turqisë, i kryesuar nga nënkryetari Aydin Çikikçi, dhe anëtari i Asamblesë së Bursës, Lϋtfϋ Gϋnenç, kanë qëndruar të shtunën në Skenderaj, ku janë prit nga kryetari Bekim Jashari. Qëllimi i kësaj vizite të miqve nga Bursa, ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit konkret mes dy komunave respektive (Skenderaj dhe Bursa). Në takimin në zyrën e kryetarit Jashari, nënkryetari i Bursas është interesuar për mundësitë që ofron komuna e Skenderajt, në mënyrë që të investohet në disa sektorë. Kryetari Jashari e ka njoftuar nënkryetarin Çikikçi për hapat që ka ndërmarrë Komuna e Skenderajt sa i përket themelimit të Parkut të Biznesit në fshatin Marinë, të cilin e ka miratuar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas nënkryetarit të Bursës, kjo vizitë në Skenderaj është rast i mirë për t’u njoftuar me potencialin që ofron kjo komunë, ndërsa vet nënkryetari është zotuar të bëjë çka është në autoritetin e tij dhe të Komunës së Bursës që të sjell investitorë turk në komunën e Skenderajt. Mysafirët nga Turqia kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku para varreve të dëshmorëve kanë bërë lutje fetare, si dhe kanë vizituar edhe hapësirat e Kullës së rezistencës së Jasharëve, për t’u njohur nga afër me luftën heroike të Familjes Jashari. Në fund të vizitës, të dy autoritetet respektive kanë shkëmbyer dhurata për njëri-tjetrin. Pjesë e delegacionit turk, ka qenë edhe Shoqata “Ta ndihmojmë Drenicën”, e cila ka bërë organizimin e aktivitetit të synetisë për fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike nga komuna e Skenderajt, ndërsa të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij aktiviteti i ka mbuluar Komuna e Bursës. Sipas Enver Shabanit nga kjo shoqatë, janë gjithsej 130 fëmijë nga Skenderaj të cilët kanë kryer shërbimin e synetisë pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …