Kryetari Jashari priti në një takim, Ilir Rama, Drejtor i divizionit të Partneritetit Publiko-Privat

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë kanë prit në një takim, Ilir Rama, Drejtor i divizionit të Partneritetit Publiko-Privat së bashku me Arton Ahmetin, udhëheqës i Divizionit për monitorim të kontratave të Partneritetit Publiko-Privat në kuadër të Ministrisë së Financave, dhe bashkëpunëtorë. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin mes institucioneve publike me ato private, në formatin e partneritetit publiko-privat. Drejtori i Divizionit të Partneritetit Publiko-Privat, ka premtuar se departamenti në fjalë do të ofrojë ndihmë për Komunën e Skenderajt, sa iu përket projekteve që mund të realizohen në partneritet publiko-privat, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare. Ndërkaq kryetari Jashari ka premtuar se Komuna që udhëheq është e hapur për çdo bashkëpunim i cili bëhet me qëllim të realizimit të projekteve ku përfituesit janë qytetarët e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …